Nga numri i përgjithshëm i kompanive aktive në sektorin jofinanciar, 3,1% janë të huaja

TË FUNDIT

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia dënohet me 9 vjet burg

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin...

Kida rrëmben vëmendje me ndryshimin e ri

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida përveç që njihet për projektet e saj, njihet edhe për eksperimentet që...

Guteresh mirëpriti hyrjen në fuqi të Traktatit për ndalimin e armëve bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guteresh mirëpriti hyrjen e sotme në fuqi të Traktatit për Ndalimin e Armëve...

Xhonson: Ka prova se varianti i ri i korona virusit është më vdekjeprurës

Varianti i ri i koronavirusit, i cili u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës, ka...

Nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve aktive në sektorin jofinanciar në vend, 3,1 për qind ose 1.793 janë të huaja, përkatësisht kompani vendase të kontrolluara nga jashtë vendit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës për vitin 2018, këto kompani punësuan 18,9 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve. Këto kompani realizuan 38,6 për qind të qarkullimi të përgjithshëm, që tregon ndikimin e tyre të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Më të shumtët janë ata nga tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve motorike, ndërsa shumica e të punësuarve, mbi 80 për qind, ishin të angazhuar në industrinë e përpunimit, tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe në sektorin e informacionit dhe komunikimit.

Pjesën më të madhe në qarkullimin e përgjithshëm e kishin kompanitë nga sektori i industrisë, informacionit dhe komunikimit dhe tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve.

Vendet anëtare të BE-së kontrollojnë 59,2 për qind të kompanive të huaja duke punësuar 71,2 për qind të punësuarve. Këto kompani përbënin 72,3 për qind të vlerës së shtuar.

Kompanitë të huaja, ekonomikisht më të rëndësishme janë nga Austria (14,9 për qind), Holanda (12,0 për qind), Mbretëria e Bashkuar (11,8 për qind), Gjermania (8,3 për qind) dhe Hungaria (6,3 për qind).

TË NGJAJSHME