Nga nesër recetë elektronike për terapitë e të sëmurëve kronikë, ndërsa së shpejti edhe për të gjithë personat e siguruar

TË FUNDIT

Fondi për Sigurime Shëndetësore vendos recetë elektronike për terapi, e cila do të fillojë të funksionojë nga nesër për pacientët me sëmundje kronike për t’u mbrojtur nga KOVID-19, por mënyra kompjuterike për krijimin e recetave do të vazhdojë edhe pas pandemisë dhe do të zbatohet për të gjithë personat e siguruar.

Drejtori i FSSH-së, Den Donçev njoftoi sot në një konferencë për shtyp se duke filluar nga nesër (1 maj), do të krijohet receta elektronike për personat e siguruar me sëmundje kronike për terapinë e tyre. Ata nuk kanë nevojë të shkojnë te mjeku i familjes për recetë me letër, por do t’i kontaktojnë ata me telefon.

“Në vend që të shkojnë në ordinancë dhe të presin, ata duhet të kontaktojnë mjekun e familjes me telefon për të marrë informacione se kanë marrë një recetë elektronike dhe më pas do t’i marrin ilaçet në farmaci me një dokument identifikimi personal. Mundet edhe një person tjetër t’i marrë në emër të tyre nëse ato personat me sëmundje kronike nuk mund të shkojnë vetë. Përveç faktit se kjo do të kontribuojë në mbrojtje më efikase të pacientëve dhe stafit mjekësor nga KOVID-19, ajo do të vazhdojë të funksionojë pas përfundimit të pandemisë për personat kronik dhe ne po punojmë edhe për të gjithë personat e siguruar dhe për të gjitha diagnozat,”, tha Donçev.

Theksoi se kjo do të jetë në interes të 773 farmacive që kanë marrëveshje me FSSH-në, 1236 institucionet private të kujdesit shëndetësor nga mjekësia e përgjithshme, 1096 IPSH nga stomatologjia dhe 165 IPSH nga fusha e gjinekologjisë./MIA