Nga nesër pritet të ketë ngrohje në Çair dhe Butel/ Arrihet marrëveshje mes EMV-së dhe ngrohtores Shkup-Veri

TË FUNDIT

Edhe sot ka vazhduar kaosi me ngrohjen në Çair dhe Butel. Objektet e shkollave, çerdheve, shtëpitë shëndetësore e amvisëritë sërish mbetën të ftohta. Nëpër shkolla mësimi është mbajtur me orë të shkurtuara, ndërsa disa nxënës nuk janë paraqitur fare në mësim.
Por në orët e paditësit është arritur marrëveshje mes EMV-së dhe ngrohtores Shkup-Veri dhe nga nesër pritet të ketë ngrohje.

“Tanimë është nënshkruar marrëveshje për bashkëpunimin, ne si qeveri i kemi thënë EVM-së ta bëjë atë, që t’iu ndihmojnë të furnizohen me gaz natyror për nevojat e Shkup-Veri dhe do të doja ta shfrytëzojë rastin këtu t’i njoftoj qytetarët e Çairit se Shkup-Veri do të punojë me gaz natyror dhe nuk do të punoj as me mazut as me derivate tjera, sepse për ne është prioritet shëndeti i qytetarëve”- deklaroi Kreshnik Bekteshi -Ministër i Ekonomisë.
E nga ana tjetër ka pasur akuza në lidhje me prodhimin e nxehtësisë me mazut.
Ngrohtorja Shkup-Veri dënoi deklaratën e ministrit të mjedisit Naser Nuredini kur thotë se “Shkup –Veri” nuk duhet të prodhojë nxehtësi me mazut sepse gazi natyror është në treg”.

“Dëshirojmë t’i rikujtojmë ministrit se në vitin 2021 në Maqedoninë e Veriut janë importuar rreth 105 mijë tonë mazut, ndërsa në vitin 2022 deri në shtator mbi 150 mijë tonë, të cilat kryesisht përdoren për prodhimin e energjisë elektrike, e cila, sa për të rikujtuar ministrin, disponohet edhe në tregun e lirë! Ka qenë ministria e tij që ka lëshuar lejet për përdorimin e atij mazuti!”- thonë nga Ngrohtorja Shkup-Veri”.

I menjëhershëm ka qen edhe reagimi i ministrisë se Ambientit.

“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se ministri Nuredini gjatë brifingut me gazetarët u përgjigj se impianti i ngrohjes Veri ka leje mjedisore të integruar B të lëshuar nga Qyteti i Shkupit, me të cilin janë përcaktuar rregulloret ligjore pozitive nga legjislacioni kombëtar dhe evropian për këtë sektor industrial, gjegjësisht furnizim me avull dhe ujë të ngrohtë, si dhe karburantët që sipas lejes mund të përdoret nga ky instalim”- thanë nga Ministria e Ambientit Jetësor.

Derisa institucionet shtetërore merreshin me akuza dhe kundërakuza nxënësit disa ditë kanë humbur procesin mësimor.