Nga nesër do të normalizohet qarkullimi në linjat e autobusëve 19 dhe 20 në Kryeqytet. Vendimi erdhi pas takimit të këshilltarëve të Qytetit të Shkupit dhe drejtueseve të kompanisë Makekspres. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i kësaj kompanie, Milorad Dimitrievski.
Ndërkaq kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka emëruar ushtruesin e detyrës së kësaj drejtorie Alaksandar Stojkovski. Zoti Stojkovski ka më shumë se 20 vjet eksperiencë në sektorin e transportit publik.
