Miliona njerëzve në Angli do t’u ofrohet doza e katërt e vaksinës kundër koronavirusit nga nesër, njoftoi sot shërbimi shëndetësor publik NHS. Kjo dozë do të rekomandohet për personat mbi 75 vjeç dhe për njerëzit me mbrojtje të dobët imune mbi 12 vjeç.
Një total prej rreth pesë milionë njerëz do të përfshihen nga rekomandimi për të marrë dozën e katërt të vaksinës dhe 600,000 do të thirren këtë javë për të caktuar termin për vaksinim.
