Nga llogaria e kompanisë “Virkard” zhduken 1,9 miliardë euro

TË FUNDIT

Këshilli Administrativ i “Virkard”-it (Wirecard) konfirmoi se nga llogaria e kompanisë gjermane për shërbime pagesore mungojnë 1,9 miliardë euro.

Kompania pohon se me siguri revizorët kanë marrë dokumentacion të rrejshëm për llogaritë bankare dhe se nuk mund të përjashtohet mundësia “Virkard”-i të jetë viktimë e mashtrimit.

Pasi ishte konfirmuar se mungojnë rreth dy miliardë euro nga llogaria e “Virkard”-it drejtuesit e kompanisë parashtruan dorëheqje, ndërsa aksionet të premten kanë shënuar rënie prej 26 për qind dhe kanë kushtuar 29,30 euro.

Në fakt aksionet e “Virkard”-it kanë rënë për 84 për qind në krahasim me vlerën e tyre më të lartë në gusht të vitit 2018.

“Virkard”-i fillimisht i ka kundërshtuar pretendimet e “Fajneshëll tajms”-it për parregullsi në kontabilitet dhe pohon se është viktimë e spekulimeve./MIA