Nga kundërmimi nuk mund t’i hapin dritaret/ Banorët e Studeniçanit kërkojnë rregullimin e kanalit

TË FUNDIT

Banorët e Studeniçanit ankohen për kundërmimin që e shkakton ky kanal që kalon afër shtëpive të tyre.

Një banor me të cilin biseduam, shprehet se as dritaret e shtëpisë nuk mund t’i hapin nga ajri i keq, gjersa druan edhe për infeksione.

-Kanali sikur ka qenë në plan program, le ta rregullon sikur që është atje lart.

-Si është atje?

-Atje pjesërisht është me beton, këtu thoshin njëherë që do e bëjnë me gurë, njëherë me atë njëherë me këtë, më në fund e lanë siç e shihni se si është.

-A ju pengon aroma kur kaloni?

-Shumë, sidomos unë jetoj përreth kësaj, nuk mund të hapim asnjë dritare. Një era vjen, e dyta pluhuri por nuk di çfarë të them, edhe njëherë do ta cek nuk e di a ta quaj kryetar apo jo.

 

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, thotë se janë duke punuar për projektin, ndërsa mjetet i kanë siguruar nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

 

Mjetet për këtë projekt po ashtu i kemi të siguruara nga Ministria e Ambientit jetësor, tani është duke u punuar projekti, nuk ka ngecur tani ka qenë shpallja e Ministrisë para një muaji dhe besoj se shumë shpejt do të kryhet projekti dhe pastaj do i shohim procedurat.”- deklaroi Azem Sadiku, Kryetar i Komunës së Studeniçanit.

 

 

Azem Sadiku në platformën e tij zgjedhore 2021-2025 për kryetar komune, ka premtuar se do ta rregullojë shtratin e lumit në Studeniçan.