Duke nisur nga data 2 maj, në Zvicër do të hiqen edhe kufizimet e fundit të hyrjes, të vendosura dy vite më parë, për shkak të Covid 19.
Kështu, sipas një njoftimi në Twitter të bërë në mbrëmjen e të enjtes nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), duke filluar nga e hëna pas një jave, më 2 maj, do të zbatohen sërish kriteret normale për udhëtime në Zvicër, shkruan srf.ch.
Megjithatë, një numër vendesh jashtë zonës Shengen dhe Evropës janë ende të listuara si vende me rrezik nga SEM.
Jo të gjithë të huajt që duan të vijnë nga këto vende për të qëndruar deri në tre muaj në Zvicër pa leje, mund ta bëjnë këtë për momentin. Kjo vlen, për shembull, për turistët dhe njerëzit që kërkojnë një punë
