Nga Franca për katër muaj janë dëbuar 48 të huaj të radikalizuar

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Zherald Darmanan tha se gjithsej 48 të huaj me status të parregulluar dhe të dyshuar për radikalizim janë dëbuar nga vendi që nga 1 korriku. Në mes të tetorit, ministri i Punëve të Brendshme konfirmoi se Franca donte të dëbonte nga territori i saj 231 të huaj me status të parregulluar për shkak të radikalizimit të tyre, raporton korrespondenti i MIA-s.

“Krahas 48 dëbimeve, gjysma e këtyre 231 personave nuk janë më rrezik”, tha ministri. Pesëdhjetë prej tyre janë aktualisht në qendra ndalimi administrativ në pritje të dëbimit, ndërsa 43 të tjerë janë në arrest shtëpiak.

Ka më shumë se njëqind të huaj me status të parregulluar, të cilët ne dyshojmë se po radikalizohen në territorin kombëtar”, tha Darmanan për Fransinfo.

Ministri tha se shpresonte që udhëtimet e tij në Marok, Tunizi, Algjeri dhe këtë të enjte në Rusi, vendi me të huajt më radikalë në Francë, “do të përshpejtonin këto dëbime”. Këto vizita, gjatë të cilave ai u paraqiti autoriteteve listë të njerëzve për t’u dëbuar, “kanë dhënë tashmë rezultate”, tha ai.

Që nga fillimi i mandatit pesëvjeçar i Emanuel Makronit, gjithsej mbi 450 të huaj me status të parregulluar janë dëbuar nga Franca, dhe të cilët janë regjistruar në dosjen paralajmëruese për parandalimin e radikalizimit terrorist, kujtoi ministri i Brendshëm.