Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 14, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 17 deri 24 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 22 gradë Celsius.
Prej të mërkurën pasdite e deri të premten, nën ndikimin e valës së re të lagësht, do të ketë reshje të shiut, lokalisht më të mëdha (mbi 30l/m2).
Për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë ajrore nga veriu dhe erës së përforcuar veriore, të enjten dhe të premten në malet më të larta do të ketë kushte që të reshurat e shiut të kalojnë në borë. Temperatura do të bie në mënyrë të konsiderueshme.
Në ditët e fundjavës do të ketë stabilizim të motit dhe rritje graduale të temperaturave ditore.