Nga e hëna nis vaksinimi i punonjësve në arsimin fillor dhe të mesëm

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë, informon se nga e hëna do të fillojë vaksinimi i punonjësve në arsimin fillor dhe të mesëm.

“Këtë proces të imunizimit të stafit mësimdhënës dhe stafit teknik po e implementojmë për realizimin e procesit arsimor me prani fizike të nxënësve në vitin shkollor 2021/2022. Nga java e ardhshme pritet që të caktohen termine edhe për punonjësit në arsimin e lartë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.