Nga e hëna mund të ketë kaos në transportin publik – Qytetit i Shkupit i quan “privatët” të motivuar politikisht nga VMRO-DPMNE

TË FUNDIT

Të hënën, në ditën e parë të shkollës, autobusët privat do të reduktohen, duke funksionuar vetëm me një linjë në mëngjes.

Kryeqytetit do ti mungojnë 150 autobusë privatë.

Transportuesit privatë këtë e bëjnë për shkak të mos pagesës që ua ky Qyteti i Shkupit dhe premtimit të parealizuar pagesa më të larta.

Shoferi Uzejr Ameti për TV21 thotë se kjo gjendje mund të zgjasë 10 ditë, në pritje për të parë se çfarë do të ndërmarrin autoritetet e kryeqytetit.

“Prej të hënën do të jetë transporti me dy drejtime edhe atë në mëngjes dhe do të ndërpritet për tërë ditën nuk do të ketë transport”, tha Uzejr Ameti, transportues publik.

-Sa do të zgjat kjo?

“Do të jetë 10 ditë ashtu mendoj, të shohim çfarë do të reagojë nga Qyteti i Shkupit, çfarë do të jetë lajmi për neve, kemi shpresa të mira. Pagesën nuk na e ka bërë prej muajit të parë, për të parin muaj ka lëshuar ndonjë gjë dhe e ka ndërprerë më nuk ka”, thotë Uzejr Ameti.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se transportuesit privatë që nuk do të punojnë janë të motivuar politikisht nga VMRO-DPMNE për të krijuar kaos.

“Është gënjeshtër se transportuesit privatë nuk do të ngasin. Gjegjësisht, nga tri pako të cilat i operojnë transportuesit privatë, nuk do të lëvizin vetëm ata autobusë, përfaqësuesit e të cilëve janë të motivuar politikisht nga VMRO-DPMNE për të krijuar kaos shtesë për shkupjanët dhe për të cilët qyteti i Shkupit ka filluar procedurë për kompensimin e dëmit. Kjo edhe një herë dëshmon synimin e kësaj qeverie për të shkaktuar kaos në kurrizin e qytetarëve të qytetit të Shkupit”, thotë qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit dhe disa ndërmarrje që janë nën kompetencë të tij, janë në kaos dhe borxhe të mëdha. Mes tyre edhe Ndërmarrja e Qarkullimit Publik. Për shkak të përplasjeve politike të kryetares Arsovska dhe Qeverisë së drejtuar nga Mickoski, assesi të gjendet zgjidhje. Arsovska dje doli me një letër të hapur ndaj kryeministrit duke i kërkuar dhe e lutur që të bien në një ujdi për blerjen e autobusëve të rinj eko.

Qeveria kësaj letre iu përgjigj si një tjetër alibi e Arsovskës për, siç thonë, dështimin e saj. Nga Qeveria kërkuan që Arsovska para se të ofrojë para për autobusët e rinj në llogari të veçantë, le të paguajë fillimisht këstet për autobusët e blerë nga Shilegov, që të mos i paguajë Qeveria që po i paguan tani.

Nga Kabineti i Arsovkës me kundërpërgjigje. Shkruajnë që në vend të konstruktivitetit, qeveria vendosi “dredhi fshatarake”, duke dëshmuar që kryeministri është i interesuar se si të prodhojë konflikt për të fituar politikisht.