Blerim Reka, pasditen e sotme do të takojë struganët, nga të cilët do të kërkojë votën në zgjedhjet presidenciale. Ai mbrëmë takoi dibranët, për të cilët tha se askush nuk mund t’i mashtrojë se kur dhe kë duhet ta votojnë. I shoqëruar nga krerët e dy partive opozitare, Bilall Kasamin dhe Ziadin Selën, kandidati Reka u tha të pranishmëve se më 21 prill do të dëshmohet se shqiptarët nuk janë më vetëm makineri votuese por edhe të votuar.
“Askush nuk mund t’ju mashtrojë juve për atë se çka, kur dhe kë duhet ta votoni. Ju e keni dëshmuar këtë jo një herë. Më 21 prill ne dëshirojmë, jo për shkak meje, harrojeni Blerim Rekën, ne dëshirojmë të inaugurojmë një koncept të ri, konceptin e besëlidhjes shqiptare, konceptin që lidhë besën”, theksoi kandidati për president Blerim Reka
