Nga Çairi direkt në qarkore! Zvarriten punimet e rrethrrotullimit, te plastikat sërish rrëmujë!

TË FUNDIT

Shenjat tregojnë se Bulevardi “Hristijan Todorvski Karposh” në Butel të Shkupit ende nuk është i hapur për të kaluar veturat, por qytetarët janë kurioz dhe e kalojnë atë. Është larguar një shenjë për të bërë të mundshme kalimin e veturave.

Edhe pse punimet kanë përfunduar, pritet vetëm që Qyteti i Shkupit edhe zyrtarisht ta hapë bulevardin. E kjo pritet këtë jave. Përmes këtij bulevardi nga Çairi mund të dilni direkt në Qarkoren e Shkupit.

“Më shpejtë do ta kemi dhe shumë bukur duket”, tha një qytetar.

“Duhet bukur dhe unë për të parën herë po e vozis, gjithçka që është e re është e bukur”, tha një qytetar.

Ekskavatorët nuk pushojnë edhe në ditën e diel në Bulevardin “Nikolla Karev” apo e njohur si rruga e “Plastikave”.

Një pjesë e kësaj rruge është përfunduar, por qytetarët serish po e shfrytëzojnë për parking dhe me këtë vazhdon të krijohet rrëmuja në komunikacion.

Sigurisht që është mirë por duhet të respektohen të gjitha rregullat e komunikacionit që të mos ketë tollovi nëpër rrugë, tha Xhelal Bela – qytetar.

“Kjo është mirë për popullin, por jo me zgjat një rrugë një vjet. Edhe ajo nuk është në rregull.  Kjo rrugë çdoherë ka qenë problematike, por shteti duhet t’i rregulloj këto gjëra, tha Reshat Ali – qytetar.

Ndërkohë edhe rrethrrotullimi në Çair afër ambulancës në Çair është ende në punim e sipër. Këtu krijohet rrëmujë pasi dy korsi janë të bllokuara.

“Ka shumë kohë që kanë nisë të ndërtojnë dhe ende asgjë. I presin zgjedhjet. Presin zgjedhjet me ardhur që me tregu se janë duke ndërtuar diçka se përndryshe nuk ndërtojnë asgjë”, tha Milaim Kamberi – qytetar.

Në afërsi të çerdheve dhe shkollave nuk duhet të ketë rrethrotullim pasi që është më rrezik për këmbësorët e veçanërisht për fëmijët. Është mirë të ketë e lehtëson komunikacionin, por ndërtimi u stërgjatë shumë sigurisht për shkak situatës, tha Latif Murat – qytetar.

Punimet janë vonuar shumë. Tash nëse dalim në Jahja Pash as në Afrikë nuk është ashtu. Nuk mund të kalon as autobusi as vetura. Një orë të duhet prej aty deri në Bit Pazar, tha Sherif Sadiku – qytetar.

Pyetëm në qytetin e Shkupit në lidhje me këto projekte. Nga atje thonë se punimet kanë mundur të përfundojnë më herët por se zvarritja është bërë për shkak kushteve jo të volitshme meteorologjike