Nga Bullgaria ka vetëm një “por” të madhe! Angell Dimitrov hapur mohon ekzistencën e popullit maqedonas

TË FUNDIT

A po dërgon Bullgaria porosi se edhe në këtë Këshill të BE do të thotë “JO” për fillimin e negociatave mes Maqedonisë dhe BE. Bashkë-kryesuesi bullgar i Komisionit të përzier historik, Angell Dimitrov, thotë se Maqedonia nuk është e gatshme për fillim të negociatave. Ai përsëriti atë që shpesh herë dëgjojmë nga persona zyrtarë bullgar se Bullgaria ka dëshirë që ta shohë Maqedoninë në BE, por ka një “por” të madhe….

Por, çdoherë ka një “por” të madhe dhe ajo por përcaktohet nga vendi kandidat. Për fat të keq, do të doja shumë të them që është e gatshme, se menjëherë duhet t’i jepet sinjal për fillim të negociatave, por nuk shoh arsye sipas së cilës, me zemër të qetë, siç thuhet, mund të bëhet hap përpara”, theksoi Angell Dimitrov, bashkë-kryesues me Komisionin historik.

Ai thotë se Komisioni historik duhet të takohet të enjten, por se kanë ngecur në negociata për shekullin e 10 dhe 11, në kohën e Mbretit Samuil, ndërsa nuk ka fare kohë për të biseduar rreth festimit të përbashkët të Goce Dellçevit. Hapur mohon ekzistencën e popullit maqedonas.

“Nuk ka, këtë e them plotësisht seriozisht, nuk ka asnjë provë historike që mund të flasë për ekzistencën e popullit maqedonas, shtetit maqedonas dhe Samuili të jetë mbret maqedonas, me të cilën mund të fillojmë një debat serioz historik”, pohoi Angell Dimitrov, bashkë-kryesues me Komisionin historik.

Dje ministri për punë të jashtme Bujar Osmani tha se nuk humb shpresën se mund të fillojmë negociatat deri në fund të vitit dhe se mbahen takime dhe bisedime me persona bullgar zyrtarë. Por, zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, është i përmbajtur, dhe shton se është mirë të mos ketë shpresë dhe zhgënjim.

“Mendoj se këtë ua kemi borxh qytetarëve, të jemi të sinqertë dhe të mbrojmë dinjitetin e tyre por edhe atë cikët të shpresës dhe zhgënjimit që nuk është i shëndetshëm për popullin. Kjo nuk do të thotë se duhet të heqim dorë, absolutisht, mes tjerash, vizita e Eskobar-it është një nga sinjalet që thotë se investimi po bëhet më i madh për të gjithë. Mbështetja është e madhe, konteksti është i madh dhe andaj ne në këtë kontekst jemi të obliguar që të vazhdojmë me tentimet serioze”, theksoi Nikolla Dimitrov, zv.kryeministër për Çështje Evropiane.

Optimizëm për fillim të negociatave shprehi edhe kryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

 “Pres që Maqedonia t’i fillojë negociatat me BE për rreth një javë, për shkak se këtë e ka merituar, jo vetëm që ka bërë, përkatësisht nuk janë bërë reforma nga kjo Qeveri, po thjeshtë gjithë atë që e kanë bërë qytetarët e vendit ose Maqedonia e meriton që të ketë fillim të tillë të negociatave”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Dje edhe ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani, tha se pret fillim të negociatave, nëse jo më 14 dhjetor kur është Këshilli i BE, atëherë deri në fund të këtij muaji, për shkak se, siç tha, po udhëhiqen biseda konkrete me Bullgarinë dhe se ka angazhim serioz për arritjen e marrëveshjes.