Nga 16 gushti, vërtetim i detyrueshëm për vaksinë në hyrje të çdo objekti ku ka më shumë se 30 persona

TË FUNDIT

Qeveria në seancën e 97-të sjelli masa të reja shtrënguese për mbrojtje nga shpërndarja e Covid-19.

“Nga 16 gushti i vitit 2021 vendoset vërtetim i detyrueshëm për imunizim të bërë me të paktën dozën e parë, me shërbim të detyrueshëm të sigurisë për shkak të kontrollit dhe prezantimit të dëshmisë për vaksinim gjatë hyrjes në çfarëdo lloj objekti, përfshirë edhe objekte hotelierike, ku ka më shumë se 30 persona të pranishëm, për çfarëdo lloj ngjarjesh (ahengje, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore ose sportive). Prezantimi dhe posedimi i vërtetimit për imunizim të bërë – të paktën dozën e parë të vaksinës, ka të bëjë për persona të moshës mbi 18 vjet”, shtohet në kumtesë.