Nga 1 korriku Franca hap kufijtë me vendet jashtë zonës Shengen

TË FUNDIT

Franca gradualisht do të rihapë kufijtë e saj me vendet jashtë zonës Shengen nga 1 korriku, kështu kanë thënë ministrat në një deklaratë të përbashkët të premten. Kufijtë u mbyllën në mes të muajit mars për të ndaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, por Bashkimi Evropian rekomandoi që blloku të rihapej në disa vende të Ballkanit nga 1 korriku, transmeton rtv21.tv. Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian dhe Ministri i Brendshëm Christophe Castaner thanë në deklaratën e tyre se rihapja e Francës do të ishte në harmoni me pjesën tjetër të BE. Evropa është goditur veçanërisht nga pandemia, duke përbërë pothuajse gjysmën e vdekjeve në botë./21Media

error: Content is protected !!