Kryetari i qytetit të Tiranës, Erion Veliaj ka takuar kryetarin e New Yorkut, Eric Adams. Veliaj përmes një postimi bëri të ditur se një rrugë në New York do të emërohet me emrin e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
“Nju Jorku është një qytet ku kam jetuar dhe e dua fort – është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm. Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin “Fan Noli”, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu” – shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë!”, ka shkruar Veliaj.

