Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, deklaroi se vendi i tij ka arritur më shumë se gjysmën e objektivave të tij ushtarake kundër Irani, pa dhënë një afat të saktë për përfundimin e luftës.
Ai e bëri këtë deklaratë në një intervistë për televizionin amerikan Newsmax.
“Është e qartë se kemi kaluar gjysmën e rrugës. Megjithatë, nuk dua të caktoj një afat kohor”, u përgjigj kryeministri izraelit në ditën e 31-të të luftës kundër Iranit.
“Mendoj se ky regjim do të rrëzohet nga brenda. Për momentin, ajo që po bëjmë është thjesht dobësimi i kapaciteteve të tyre ushtarake, kapaciteteve balistike, kapaciteteve bërthamore, si dhe dobësimi i tyre nga brenda”, shtoi Netanyahu.
