Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi dje se Jerusalemi “përgjithmonë” do të mbetet nën kontrollin e Izraelit, duke theksuar se shteti i Izraelit është “më i fortë se kurrë”, ndërsa në të njëjtën kohë “regjimi në Iran është më i dobët se kurrë”.
“Do të vazhdojmë luftën kundër të gjitha kërcënimeve të islamit radikal”, tha Netanjahu në ceremoninë me rastin e Ditës së Jerusalemit, një festë në Izrael.
Sipas tij, nëse Izraeli nuk do ta kishte nisur luftën kundër Iranit në qershor të vitit të kaluar dhe në shkurt të këtij viti, “Irani sot do të kishte një bombë bërthamore”.
“Armiqtë tanë duan të na shkatërrojnë pa përjashtim. Por ata kanë një tjetër qëllim: të na nxjerrin nga Jerusalemi. Slogani i tyre ‘Rrugës për në Jerusalem’ shpreh synimin e tyre të lig për të na dëbuar nga zemra e kombit hebre. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Vetëm Jerusalemi nën autoritetin izraelit është një qytet vërtet i lirë për të gjitha fetë dhe kombet”, tha kryeministri izraelit.
Netanjahu gjithashtu pretendon se Izraeli ka arritur sukses në luftën kundër Hamasit dhe Hezbollahut, si dhe kundër Iranit.
