Nesër përfundon ora policore, autoritetet të gatshme për masa shtesë restriktive

TË FUNDIT

Në Maqedoninë e Veriut nesër bëhen 12 ditë që kur hyri në fuqi sërish masa e kufizimit të lëvizjes, ora policore.

Ora policore që fillon nga ora 22:00 e mbrëmjes dhe mbaron në ora 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, filloi të zbatohet nga 10 marsi, pasi u regjistrua rritje konstante e rasteve pozitive me Covid-19.

12 ditë për këtë masë, sipas autoriteve shëndetësore janë të mjaftueshme për të parë efektin e saj, andaj siç paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nesër pritet të dilet me rezultatin e kësaj mase.

“Pritshmëritë janë, që pas hyrjes në fuqi të një maseje, rezultatet do të jenë të dukshme pas 7 ditësh. Kështu që, në fillim të javës së ardhshme presim rezultatet e orës policore”, tha Filipçe në Koçan, transmeton TV21

Nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse konstaton nesër, se kjo masë nuk ka pasur efekt, atëherë zgjatet ora policore.

“Ne jemi të gatshëm të zbatojmë masa shtesë restriktive, nëse masat e deritanishme nuk japin efektet e dëshirueshme”, tha më tej Filipçe./TV21

TË NGJAJSHME