Nesër në ora 13.30 në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski, “ Villa Vodno” do të mbahet seancë e Këshillit për siguri. Në seancën përveç anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski do të marrë pjesë edhe epidemiologu Zharko Karaxhovski nga Komisoni për sëmundje infektive.
Gjatë takimit do të diskutohet për me gjendjen e korona virusit në vend, për vazhdimin ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme.
Pas përfundimit të seancës, presidenti Pendarovski do të deklarohet për opinionin publik.
