Nesër Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll luan ndeshjen miqësore ndaj Kroacisë, përcjell TV21. Futbollisti Agon Elezi është optimist për rezultat pozitiv, që sipas tij mund të rezultojë edhe me fitore.
“Qëllimi ynë është të minimizojmë shanset e tyre, të jemi kompakt dhe sa më shumë stabil në mbrojtje dhe të përpiqemi të krijojmë probleme nëpërmjet kundërsulmeve që të shënojmë gola, shpresojmë në rezultat pozitiv, pse jo të fitojmë ndeshjen”, tha Elezi.
