Nesër Maqedonia e Veriut hap të gjitha pikat kufitare! Testi PCR i detyrueshëm, ata që nuk e kanë shkojnë në karantinë shtetërore

Must Read

Bujar Osmani tregon 5 pikat me prioritet të MPJ-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në pres-konferencë për media bëri të...

Osmani për memorandumin bullgar: “Kemi linja të kuqe për të mbrojtur interesat kombëtare”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në një dalje për media ka komentuar edhe memorandumin...

Përmbytje në rajonin rus Habarovsk

Për shkak të rritjes së nivelit të lumit Amur në rajonin Habarovsk në Lindjen e Largët ruse...
- Advertisement -

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 69 solli vendim që duke filluar nga nesër, 17 qershor, të hapen të gjitha vendkalimet kufitare, duke respektuar masat në fuqi, me çka gjatë hyrjes është e patjetërsueshme të tregohet testi negativ PCR për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë, raporton TV21.

Po ashtu në fuqi mbetet edhe masa për nënshkrimin e deklaratës për izolim të detyrueshëm në periudhë 14 ditore, në bazë të së cilës Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor përgatit vendim për mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak, të cilën e kontrollon Ministria e Punëve të Brendshme.

- Advertisement -

Në njoftimin e Qeverisë, po ashtu shkruhet se mbetet në fuqi masa për karantinë shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditësh për të gjithë shtetasit ose të huajt që kanë qëndrim të rregulluar në Maqedoninë e Veriut, të cilët gjatë hyrjes në territorin e vendit nuk kanë test valid PCR, raporton TV21.

Po ashtu mbetet mundësia që qytetarët që janë në karantinë shtetërore dhe që duan të testohen me test PCR, sipas kërkesës së tyre, e njëjta t’u mundësohet në afat sa më të shkurtër nga ana e autoriteteve kompetente.

- Advertisement -

Ata qytetarë që rezultojnë negativ në testin PCR, duhet të nënshkruajnë deklaratë për vetëizolim 14 ditor, e këtu llogariten edhe ditët e kaluara në karantinë shtetërore. Kështu ata e lëshojnë karantinën shtetërore dhe shkojnë në vetëizolim të obligueshëm në atë adresë të cilën e japin gjatë firmosjes së deklaratës së vetëizolimit.

Qytetarët që nuk duan të bëjnë test PCR dhe mbeten në karantinë shtetërore 14 ditore, pas kësaj autoritetet përgjegjëse, Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor, u përgatit Vendim për mbikëqyrje shëndetësore dhe vetëizolim shtëpiak./TV21

- Advertisement -
  • Tags
  • 3

Bujar Osmani tregon 5 pikat me prioritet të MPJ-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në pres-konferencë për media bëri të ditura pesë pikat me prioritet...

Osmani për memorandumin bullgar: “Kemi linja të kuqe për të mbrojtur interesat kombëtare”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në një dalje për media ka komentuar edhe memorandumin Bullagr, me të cilën Bullgaria...

Përmbytje në rajonin rus Habarovsk

Për shkak të rritjes së nivelit të lumit Amur në rajonin Habarovsk në Lindjen e Largët ruse janë përmbytur 29 lagje.

MASH: Sigurojmë mësim edhe për fëmijët të cilët nuk kanë pajisje për mësim online

Fëmijët të cilët nuk kanë pajisje për ndjekjen e mësimit online gjatë virusit Covid-19 do të kenë mundësi për mësim si edhe...

Përfundoi gazifikimi në Spitalin gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair

Ka përfunduar gazifikimi i Spitalit Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë "Nënë Tereza" në Çair, i cili ishte si një nga ndotësit më...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -