Me vendim të Bashkësisë Fetare Islame, nesër hapen xhamitë në vend, ndërsa Myftinia e Shkupit sot ka shpërndarë afishe për besimtarët mysliman se si duhet të sillen në xhami, si duhet të kenë kujdes dhe t’i ndjekin rregullat e vendosura për mbrojtje nga Covid-19.
Sipas rregullores të publikuar nga Myftinia e Shkupit besimtarët të cilët kanë simptoma të gripit nuk kanë të drejtë të vizitojnë xhaminë, marrja e abdesit të trupit realizohet në shtëpi. Secili besimtar është i detyruar të merr sexhade për kryerjen e riteve fetare. Mbajtja e maskave si dhe dezinfektimi i duarve para hyrjes në xhami është e detyrueshme. Brenda xhamisë do të ketë vende të përcaktuara ku do të mund të kryhen ritet fetare. Ndalohet përshëndetja dhe grupimi si dhe çdo kontakt tjetër fizik mes vizitorëve në xhami.

