Një ditë para festës së Bajramit, shumë prindër dorë për dorë bashkë me fëmijët e tyre kanë dalë për të blerë rroba të reja në shenjë feste. Si çdo festë edhe për Bajram është traditë që tryeza të mbushet me shumë ushqime. Por disa qytetarë thonë se çmimet janë të larta dhe se nuk mund të festojnë ashtu sic dëshirojnë.
“Shume dobët, dobët, shtrenjtë skamnorë, na ka kap krizë. 9 fëmijë i kam 7 djem e dy vajza. Ai ke ble fëmive diçka për Bajram? Dobët, dobët. Çmimet, çmimet keq, i mora 2 kg mish aty dhe hajt në shtëpi”, tha një qytetar.
“Po dolëm pak me ble diçka për Bajram, për festë. Çmimet normal, me rrogat tona po duhet të themi normal, se janë pak t shtrenjta po ashtu themi normal. Po, fëmijëve, nipave, të gjithëve, sepse për to jemi munduar, për t’i gëzuar të vegjlit, nipat më shumë. Këto gjërat tjera pastaj që na duhen, ëmbëlsira për Bajram”, shtoi një qytetar tjetër.
“Jemi në tregun e gjelbër, një ditë para Bajramit, fluksi i qytetarëve është i madh, që kanë dalë për të blerë dhe për të bërë përgatitjet e fundit për këtë festë fetare. Ndërkaq shitësit lavdërohen për shitjet e këtyre ditëve”, Almedina Ismajli gazetare.
“Po mirë falë Zotit, jemi të kënaqur. Si çdo vjet ditëve të fundit të Ramazanit mirë është puna”, theksoi një shitës tekstili.
“Ka, ka shitje, te ne standardi është mirë. Këtu jemi saher mirë, jemi të kënaqur. Ata që kanë marrin, ata që s’kanë pyesin, shikojnë për më lirë”, u shpreh një shitës ushqimor.
Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema Sulejman Rexhepi në mesazhin e tij tha se Bajrami i Ramazanit është dita kur dërgohen falënderime ndaj Zotit.
“Të dashur besimtarë, vëllezër dhe motra. Mua krejt ën fund nuk më mbetet asgje tjetër vetëm se të ju uroj të gjithë juve dhe gjthë diasporës tonë kudo që gjindet në botë me fjalët përgëzuese, Gëzuar Bajramin, gëzuar qofshi deri në ditën e gjykimit, Zoti qoftë i kënaqur me ne dhe të jetojmë në mëshirën e tij”, deklaroi Reis Sulejman Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame.
Fitër Bajrami pason muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Ndryshe nesër është dite jo pune për te gjithë qytetarët e RMV-se.
Përgatiti: Almedina Ismajli

