Nesër, afati i fundit të deklarohen shkollat, a do t’u lejohet mësim me prezencë komunave me më shumë të infektuar

Must Read

Kërçovë, prerësit ilegal të drunjve sulmojnë nëpunësit policor

Me sezonin e vjeshtës fillon edhe problemi me prerjen e drunjve nga mali. Në Kërçovë për prerjen...

Heqja e PCR testeve në kufij, betejë në Qeveri mes LSDM-së dhe BDI-së

Komisioni për Sëmundje Infektive ka diskutuar për përshpejtim të procedurave për heqjen e PCR testit me vendet...
- Advertisement -

Nesër skadon afati për paraqitjen e shkollave në Ministrinë e Arsimit, për mësim me prezencë fizike. Të gjitha shkollat të cilat mendojnë se i plotësojnë kushtet që të gjitha paralelet të zhvillojnë mësim me prezencë, nëpër banka shkollore, kanë të drejtë, të aplikojnë deri nesër për leje. Nga MASH nuk na thanë se sa kërkesa të tilla kanë arritur në zyrat e tyre, duke shtuar se të dhënat po përpunohen.

Një kërkesë ka bërë edhe drejtori Mustafa Ebibi nga ShF “Bajram Shabani” Kumanovë. Ai tha se në këtë shkollë nxënësit mund të kthehen nëpër klasa, por problem paraqesin vetëm gjenerata e klasave të gjashta të cilat numërojnë më shumë së 20 nxënës.

- Advertisement -

 “Kemi bërë kërkesë në MASH që të na japin leje për mësim me prezencë fizike. Kryesisht janë nxënësit e klasave të gjashta, një gjeneratë të cilët numërojnë nga 22 deri 26 nxënës në klasë, aty është problem më i theksuar. Kemi dhënë propozime edhe ne në dy variante, që të ndahen në grupe, ose të formohet edhe një paralele, me qëllim që mos të ngelet vetëm kjo gjeneratë e të gjashtave me mësim online”, tha Mastafa Ebibi – SHF “Bajram Shabani”.

Ndonëse kanë aplikuar për leje me prezencë fizike, shkollat po përgatiten edhe për mësim nga distanca.

- Advertisement -

 “Për shkak se është kontakti i parë me arsimtarët në programin e ri që do të punojnë, kështu që ne punojmë paralelisht në të dy rastet, të dy llojet e mësimdhënies, me distancë dhe prani fizike”, deklaroi Vele Gjorgjijoski – SHF “Goce Dellçev”.

Para tre ditësh Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se nëpër shkollat e Shkupit, nxënësit nuk do të mund të kthehen nëpër mësonjëtore, përveç nxënësve deri në klasë të tretë. TV21 e pyeti Filipçen se a përjashtohen këtu edhe shkollat e Komunës së Kumanovës, Prilepit, Teovës e Gostivarit, ku ka më së shumti të infektuar me Covid-19, mirëpo përgjigje konkrete nuk morëm.  

- Advertisement -

Nga Ministria e Shëndetësisë me përgjigje:

 “Qëndrimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse vlen për të gjitha komunat, respektivisht shkollat. Rekomandimi të cilin e dha Komisioni është në drejtim të kujdesit maksimal dhe parandalimit të përhapjes së mëtejshme të epidemisë së Covid-19”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe pse disa shkolla të Kumanovës, Prilepit e disa komunave tjera, siç është rasti me ShF “Bajram Shabanin” i plotësojnë kushtet apo protokollet për mësim me prezencë fizike. Ngelet e paqartë nëse kanë të drejtë të vijojnë mësimin klasik, kjo për shkak të situatës epidemiologjike në këto komuna që kanë më së shumti të infektuar.

- Advertisement -

Kërçovë, prerësit ilegal të drunjve sulmojnë nëpunësit policor

Me sezonin e vjeshtës fillon edhe problemi me prerjen e drunjve nga mali. Në Kërçovë për prerjen e drunjve më shumë frekuentohet...

Heqja e PCR testeve në kufij, betejë në Qeveri mes LSDM-së dhe BDI-së

Komisioni për Sëmundje Infektive ka diskutuar për përshpejtim të procedurave për heqjen e PCR testit me vendet e rajonit, ndërsa për këtë...

“90 mijë nxënës nuk do të fillojnë vitin shkollor”! Carovska: Nga korona nxënësit u mësuan të kyçen-shkyçen në platformë

https://youtu.be/BedF4wHNcfI Jo 40 mijë, por 90 mijë nxënës priten që nesër të mos e fillojnë vitin shkollor,...

Kuman pranon se Barcelona ka nevojë për lojtarë të rinj, por kanë vështirësi financiare

Ronald Koeman thotë se Barcelona është ende duke punuar në dy ose tre nënshkrime të tjera, por që vështirësitë financiare të klubit...

“Qenush i Putinit”, “Kloun” dhe “gënjeshtar”. Debat i nxehtë mes Trampit dhe Bajdenit

https://youtu.be/geq0UKmXvYU “A do ta mbyllësh gojën njeri? kjo nuk është në frymë të një presidenti”, tha Xho...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -