‘Nëse vdes…’, Elon Musk bën disa postime shqetësuese në Twitter

TË FUNDIT

Elon Musk ka bërë disa postime shqetësuese në profilin e tij në Twitter pak orë me parë.

Edhe pse miliarderi njihet për sensin e tij të humorit – sidomos për sa i përket postimeve të tij në Twitter – këtë radhë ndjekësit e tij janë shqetësuar pasi mesazhet kanë një natyrë tejet kriptike.

Në postimin e tij të parë, Musk shkruan “Nëse unë vdes në rrethana misterioze, ishte kënaqësi që u njohëm.”

Ky postim vjen një javë pas lajmit se Musk bleu rrjetin social Twitter për një shumë prej $44 miliardë dollarësh.

Ajo që e bën këtë mesazh edhe më të çuditshëm janë disa postime të bëra më përpara nga Musk të cilat e bëjnë të duket sikur ai mund të jetë kërcënuar nga Rusia.

Pak para se të postonte për vdekjen e tij, Musk ndau me ndjekësit disa postime në rusisht, që duken si komunikime të klasifikuara ku miliarderi akuzohet se ka furnizuar forcat fashiste në Ukrainë me pajisje për komunikimin ushtarak, “dhe për këtë Elon, ti do të mbash përgjegjësi – si një i rritur – pavarësisht se sa gjatë do të vazhdosh ta luash rolin e budallait”.

Në një postim pasues, thuhet se këto pajisje janë dërguar në Ukrainë edhe me ndihmën e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe Pentagonit.