Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) ka reaguar ndaj paralajmërimit të ministres së Financave, Nina Angellovska se në uljen e pagave të administratës duhet të solidarizohen edhe arsimtarët.
“Nëse Qeveria do të tenton përsëri të ulë rrogat e administratorëve, dhe arsimtarëve, të llogaritin që viti shkollor ka mbaruar”, deklarojnë nga SASHK-u.
Përndryshe, kohë më parë u dha propozimi që të ulen pagat a administratorëve, por ky propozim nuk kaloi në Qeveri dhe në rrogë minimale shkuan vetëm funksionarët dhe të emëruarit.
