Nëse testoheni për Covid-19 në RMV, duhet të qëndroni në izolim shtëpiak

TË FUNDIT

Me masat e reja qeveritare, nëse do të realizoni testim për Covid-19, jeni të detyruar të qëndroni në izolim shtëpiak derisa t’i merrni rezultatet.

“Izolim shtëpiak i detyrueshëm do të vlejë për personat që do të testohen për virusin korona. Personat që do të testohet do të qëndrojnë në vetë – izolim derisa t’i marrin rezultatet nga testi. Kjo masë do të vlejë deri në fund të pandemisë”, tha kryeministri teknik, Oliver Spasovski.

Kujtojmë, se kjo masë erdhi pasi paraprakisht kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski kishte realizuar testim dhe deri te rezultati pozitiv për Covid-19, ka marrë pjesë në ngjarje publike, ku si rezultat në vetëizolim janë disa pjesëtarë qeveritarë.