Nëse testi bëhet i detyrueshëm për udhëtime jashtë vendit, shteti ka kapacitet ta realizojë

TË FUNDIT

Vendi ka kapacitet të realizojë testime për ata që duan të udhëtojnë nëse miratohet një vendim i tillë të jetë i nevojshëm test për udhëtim jashtë vendit, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

“Ekziston mënyrë për t’u bërë testimet. Ne jemi duke punuar në një sistem të testeve të shpejta që e identifikojnë virusin, ndërsa aparati është i disponueshëm në disa institucione dhe institucione të shëndetit publik. Rezultati arrihet për një orë. Nëse ky është vendimi ynë i përbashkët, atëherë mund ta zbatojmë atë”, deklaroi Filipçe.

Në lidhje me hapjen e kufijve tha se do të presim që dokumenti me Greqinë të bëhet zyrtar, në mënyrë që të mund të flasim konkretisht për mënyrën e udhëtimit./MIA