Nëse tërhiqen amendamentet për shtetësinë, edhe ne i largojmë për pakon e 5, tha Gashi

TË FUNDIT

Nëse opozita maqedonase i tërheq amendamentet për Ligjin për shtetësi, atëherë edhe ne do t’i tërheqim amendamentet për ligjin për pakon ekonomike të 5

Kështu ka deklaruar lideri i Alternativë, Afrim Gashi.

“Nëse ata e bëjnë këtë punë këto ditë, atëherë ne do të jemi të gatshëm t’i tërheqim amendamentet për pakon ekonomike”, tha Gashi.

Se pret zhbllokimin e pakos së 5 ekonomike, është deklaruar kryeministri Zoran Zaev pas takimit me Selën dhe Gashin.