Nëse të gjitha partitë shqiptare do të jenë në qeveri, Arjanit Hoxha do të lobojë që “Besa” të kalojë në opozitë

Must Read

540 studentë do të marrin kartelë pagesore – “Blej të vendit”

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, bëri të ditur se kartelat pagesore "blej të vendit" do të jenë...

Filipçe: Po bisedojmë të gjithë në rajon që në një moment t’i hapim kufijtë me politikë të përbashkët sa i përket testeve PCR

Po bisedojmë të gjithë në rajon që në një moment t’i hapim kufijtë me një politikë të...

100 milionë euro për mbështetje të kompanive vendore

Kryeministri Zaev pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, në pres-konferencë prezanton masën e 4 ekonomike.
- Advertisement -

Nëse të gjitha partitë shqiptare hyjnë në Qeveri, atëherë Lëvizja BESA do të dalë në opozitë. Kështu thotë në kolumnën e tij publikuar në gazetën KOHA, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha, duke vlerëson mes tjerash se tani, pas konstituimit të Parlamentit, partitë politike në Qeveri duhet të jenë të gatshme të sakrifikojnë edhe rejtingun partiak në shërbim të ngritjes të rejtingut të shtetit. Në gjithë këtë situatë politike, shkruan më tej ai, Qeveria e ardhshme duhet reflektuar përmes numrave të deputetëve në Kuvendin e shtetit.

“Dëshiroj që të shpreh një shqetësim që ditëve të fundit po plasohet në disa qarqe se gjoja, qenka e dobishme që gjitha partitë shqiptare të bëhen pjesë e Qeverisë së re, në emër të reformave që na presin, gjë që është jo vetëm e gabueshme, por edhe e rrezikshme, madje do ta quaja të dëmshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

Këtë e them nga fakti se lënia e shqiptarëve pa një opozitë, mbas gjithë këtyre viteve – qoftë të tranzicionit politik apo edhe të kohës së pas luftës së 2001-shit, do të humbte edhe kuptimin e garës politike në zgjedhje, dhe jo vetëm, por do krijonte një trup votues, i cili do humbte idealin dhe kauzën, si dhe do shndërrohej në një betejë permanente vetëm për pushtet, gjë që do humbte edhe vlerat e politikës, por edhe kuptimin e betejës që votuesit të kenë mundësi të zgjedhin së paku mes dy-tre opsioneve politike.

Prandaj, konform verdiktit të sovranit, duhet që detyrimisht shqiptarët të kenë opsion opozitar, ndërsa unë personalisht mund të them se nëse gjitha partitë shqiptare duan të bëhen pjesë e Qeverisë, me bindje të plotë do të kisha lobuar brenda subjektit politik ku edhe veproj, Lëvizjes BESA, që edhe përkundër faktit se jemi fitues dhe që siguruam mandatin e koalicionit “MUNDEMI”, të shqyrtohet mundësia që me deputetët tonë të kalojmë në opozitë dhe mos të lejojmë që shqiptarët të mbeten pa opozitë në vend. Arsyetimit se pjesëmarrja e çdo partie shqiptare në Qeveri duhet të jetë për të siguruar procesin e reformave, janë të pa baza…”, shkruan mes tjerash në kolumnën e tij, Arjanit Hoxha.

- Advertisement -

540 studentë do të marrin kartelë pagesore – “Blej të vendit”

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, bëri të ditur se kartelat pagesore "blej të vendit" do të jenë prej 6 mijë denarë. E...

Filipçe: Po bisedojmë të gjithë në rajon që në një moment t’i hapim kufijtë me politikë të përbashkët sa i përket testeve PCR

Po bisedojmë të gjithë në rajon që në një moment t’i hapim kufijtë me një politikë të përbashkët sa i përket testeve...

100 milionë euro për mbështetje të kompanive vendore

Kryeministri Zaev pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, në pres-konferencë prezanton masën e 4 ekonomike. Kryeministri bëri të ditur...

Bekteshi: Vazhdojmë me masat për të mbështetur sektorin e turizmit

Kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga pandemia e Covid – 19, nga e cila  pasoja më të mëdha negative pasoi turizmi,...

528 shkelje për mosmbajtjen e maskës

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 528 shkelje për mosmbajtjen e maskës. Nga Ministria...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -