Nëse situata epidemiologjike ngelet stabilet do të ketë mësim me prani fizike

TË FUNDIT

Nëse situata epidemiologjike është sikurse është tani, të gjithë nxënësit do të fillojnë për një muaj e ca praktikisht me prani fizike pa restrikcione në klasa ose numrin e klasave, për çka ekzistojnë protokolle, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Tha se e rëndësishme është se i kanë përpunuar të gjithë skenarët dhe në mënyrë intensive kanë punuar me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe kanë bërë plan të mirë.

“Tre skenarë të mirë janë përpunuar varësisht situatës epidemiologjike. Nëse përkeqësohet situata epidemiologjike jemi të gatshëm edhe këtu të intervenojmë në një pjesë të asaj se si organizohet mësimi”, shtoi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Spitalin Klinik në Manastir.