“Nëse rriten rastet me virusin Kovid-19, rikthehen masat restriktive”

TË FUNDIT

Nëse kemi rritje të numrit të të infektuarve nga virusi Kovid-19, masat restriktive do të futen sërish, pavarësisht se ato u shfuqizuan sot, paralajmëroi kryeministri teknik, Oliver Spasovski.

Për të parandaluar këtë, Spasovski apeloi te qytetarët të respektojnë masat për mbajtje të pajisjeve mbrojtëse, të distancës fizike dhe protokolleve që i ka miratuar Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

“Nëse në botë kishte qasje të ndryshme, konstante në të gjitha shtetet ishte pajisja mbrojtëse, mbajtja e distancës dhe masat restriktive për periudhë të caktuar me qëllim të prerjes së rrugëve për shpërndarje të virusit. Tash qytetarët e dinë se nëse kemi rritje të rasteve, ajo do të thotë masa restriktive të sërishme, probleme serioze që i kemi pasur, dhe deri tash për atë kemi apeluar te të gjithë qytetarët, t’i respektojnë masat të cilat janë në fuqi, dhe ajo është mbajtja e pajisjeve mbrojtëse, mbajtja e distancës dhe veprimi sipas protokolleve që u miratuan nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse”, tha Spasovski.

Për këtë ai shtori, se nëse respektohen masat, as nuk do të kemi rritje të të infektuarve dhe as rikthim të masave restriktive.