Edhe ish kryetari i komunës së Gostivarit nuk pajtohet që Qeveria të delegojë ushtrues detyre për komunën, përcjell TV21. Valbon Limani thotë se nëse ndodh ashtu juridikisht do të do të kërkojë drejtësi dhe kushtetutshmërinë e një vendimi të tillë.
“Mandati im zgjat deri në zgjedhjen e kryetarit të ri në zgjedhjet e rregullta por gjithsesi nëse kemi ashtu vendim, juridikisht do të do ta kërkojmë të drejtën tonë dhe kushtetutshmërinë e këtij vendimi. Ashtu si do të vendosin për ne është me rëndësi besimi i qytetarëve”, tha Valbon Limani – ish-kryetar i Gostivarit.
