“Nëse nuk u japin kupon fiskal në kafene, raportoni”, Besimi paralajmëron masa të reja për uljen e ekonomisë gri

TË FUNDIT

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në “Summer Click” në TV21 tha se ekonomia e padeklaruar, respektivisht ekonomia gri në Maqedoninë e Veriut shënon rënie. Besimi tha se në këtë drejtim po punohet për dy masa të reja si “E-fiskalizimi” dhe “E-fatura”.

“Trendi bie, do të thotë po zvogëlohet ekonomia gri. Ne do të miratojmë edhe strategji të re për zvogëlimin e ekonomisë gri, E-fatura është njëra nga punët që pritet të bëhet në vitin 2024, E-fiskalizimi gjithashtu. Do të thotë punohet në këtë instrumente. Pastaj një pjesë e fleobligacionit qytetar, TVSH-ja ime, kthimi, do të thotë bëjmë disa masa në pjesën e uljes së ekonomisë gri, por edhe forcimin e kontrolleve”, tha mes tjerash Besimi.

Ministri Besimi gjithashtu apeloi te qytetarët dhe kompanitë që të raportojnë ekonominë gri.

“Për shembull shkojmë, nëse ulemi diku për kafe, nuk na japin kupon fiskal. Nuk mundemi që të largohemi, por duhet ta raportojmë”, tha mes tjerash Besimi.