Nëse një person hynë në shtëpi, krijohet klaster, tha Pendarovski për regjistrimin

TË FUNDIT

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ende qëndron në idenë, se duhet të shtyhet regjistrimi për disa muaj. Kjo siç tha ai, që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

Në emisionin ClickPlus, ai ka shprehur shqetësimin e tij se mund të krijohet klaster i ri, nëse një person nga jashtë hynë në shtëpitë e qytetarëve.

“Sido që të jetë, nëse dikush të regjistron në shtëpi sërish është klaster. Prandaj kam thënë, ja ta shtyjmë për një muaj”, tha Pendarovski.

Në këtë drejtim, ai ka dhënë përkrahjen e tij për masat restriktive që po zbatohen në vend siç është ora policore. Ndërkaq ka përmendur shembullin e Serbisë.

“Nuk e di se sa e ndjekim shembullin e Serbisë, i cili është kampion për vaksinimin. Izraeli tha ne e mundëm virusin. Megjithatë, masat restriktive që janë në Serbi, nuk janë më ndryshe te ne, por sërish numrat janë në rritje”, tha Pendarovski.

Kjo deklaratë vjen, duke u përgjigjur në letrën që lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ua ka dërguar ndërkombëtarëve, ku kërkon shtyrjen e regjistrimit dhe zgjedhjeve lokale.