Nëse Kuvendi e miraton për së dyti! Pendarovski do ta nënshkruajë Ligjin për legalizim të ndërtimeve pa leje

TË FUNDIT

Presidenti i shtetit, siç tashmë dihet, para disa ditësh refuzoi ta nënshkruajë Dekretin për Ligjin për legalizim të ndërtimeve pa leje. Tani, Qeveria sërish e ktheu ligjin në Kuvend.
Pendarovski thotë se nëse në shtëpinë ligjvënëse ligji votohet për së dyti, atëherë do ta nënshkruajë. Presidenti nuk është i bindur se çka do të ndodhë në të ardhmen me këtë ligj, pasi ka paralajmërime se shumica qeverisëse do të debatojë sërish dhe se do ta miratojnë për të dytën herë, si dhe paralajmërime nga ana e subjekteve të caktuara politike – se do ta bllokojnë ligjin me filibastering. Nëse ligji miratohet sërish, nuk do të jem i kënaqur sepse jam në po të njëjtin qëndrim – se ligji nuk është i mirë, thekson shefi i shtetit.


“Nëse më pyetni mua për reagimin tim lidhur me atë – çka nëse ligji vjen sërish te unë, Kushtetuta është absolutisht e qartë. Nuk e kam ndërmend ta mos respektoj Kushtetutën, të bëhem si President i cili ka të ashtuquajtur veto xhepi, e të mos deklarohem. Nëse ai ligj votohet me shumicën e nevojshme për së dyti, kuptohet se po të njëjtën ditë do ta nënshkruaj edhe pse kam një sërë vërejtjesh”.

Pa u pranuar vërejtjet Tuaja, pasi keni një sërë vërejtjesh?

“Kam një sërë vërejtjesh. Nga ajo që e tha kryeministri, do të merren në konsideratë, do të bisedohet mbi to, por këtu përfundon kompetenca ime kushtetuese” deklaroi Pendarovski.