Për shumë njerëz, dita nuk fillon derisa të pihet filxhani i parë i kafesë. Rreth 64 për qind e të rriturve e konsumojnë pijen popullore çdo ditë. Kafeja është një mënyrë e shkëlqyer për të marrë energji shtesë në mëngjes dhe studimet kanë treguar se kjo pije ka shumë përfitime për shëndetin tonë.
Përveçse ndihmon në mbrojtjen e zemrës, zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës dhe gjithashtu nxit humbjen e peshës. Megjithatë, tek disa njerëz mund të shkaktojë më shumë efekte anësore negative sesa pozitive. Nëse duhet të shkoni në tualet për shkak të kafesë, nuk është aspak e padëmshme.
Për të kuptuar më mirë nëse kafeja është një zgjedhje e mirë për ju apo jo, dietologët kanë zbuluar se cilët njerëz duhet të shmangin ose të paktën të reduktojnë marrjen e kësaj pije në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre. Duhet ta shmangnin kafenë ata që kanë sindromën e zorrës së irrituar, aritmi, probleme me gjumin, nivele të larta ankthi ose tendencë për sulme paniku.
