Përpunuesit e mishit, si përgjigje për krizën dhe fuqinë e ulur blerëse të konsumatorëve, paralajmërojnë aksion “Produkte të mishit të lira, cilësore dhe vendore në dispozicion për çdo qytetar”.
Kjo është dakorduar në mbledhjen e punës të cilën e organizon Grupacioni për përpunimin e mishit dhe produkteve të mishit në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Industria e mishit edhe një herë bën thirrje që Qeveria t’i heqë taksat e lëndëve të para të importuara të cilat nuk prodhohen në shtet, masë e cila, siç përkujton, ishte aktive deri në qershor të vitit 2022. Në rast të tillë, menjëherë mund të arrihet lirim i produkteve të mishit edhe për mbi 10 për qind.
Nga Oda Ekonomike sqarojnë industria e mishit nuk kërkon subvencione, por vetëm barazimin e kushteve të biznesit Serbia, theksojnë, ka tetë për qind taksa, vendet e tjera nuk kanë doganë për mishin e ngrirë, ndërsa shteti ynë ka 18 deri 35 për qind varësisht nga numri tarifor.
“E mirëpresim vendimin e Qeverisë për çmimin fiks të energjisë elektrike dhe njëkohësisht kërkojmë heqjen e taksave për lëndët e para të importuara që nuk prodhohen në vend, masë e cila ka qenë aktive deri në qershor 2022. Qëllimi i uljes së çmimeve është i përbashkët – për Qeverinë, qytetarët dhe industrinë. Të gjithë do të jenë të kënaqur nëse ulja e çmimeve të përpunimit të mishit është sa më e madhe, për shembull mbi 10 për qind, gjë që mund të ndodhë menjëherë nëse merret vendimi për përjashtimin nga pagesa e detyrimeve doganore për tarifa të caktuara të lëndëve të para për shfrytëzim për këtë periudhë krize, ndërsa për zgjidhje të përhershme të pranohet Propozim-ligji i cili i është dorëzuar Ministrisë së Financave dhe Qeverisë”, thonë nga Oda.