“Udhëtimi i Maqedonisë në rrugën europiane vlerësohet me nota të larta dhe shumë pozitive nga përfaqësues dhe zyrtarë të lartë të BE-së, me të cilët sot realizuam takime në ditën e dytë të qëndrimit tonë në Bruksel”, raporton nga Brukseli Almedina Ismajli, gazetare e TV21.
Çështja për të cilën më shumë u fol në brifingut e përfaqësuesve të BE-së me gazetarët ishin ndryshimet kushtetuese, se çfarë do të bëjë vendi për t’i arritur dhe se si do të ndihmojnë zyrtarët e BE-së në këtë drejtim, duke marre parasysh se opozita maqedonase mund të mos i votojë këto ndryshime.
Këtu u rikujtua vizita e presidentit te Këshillit të Unionit Europian, Charles Michel vitin e kaluar në vendin tonë, i cili takoi te gjitha partitë politike veç e veç, e sipas burimeve që folën në brifing, nëse është nevojshme dhe e sheh të arsyeshme, Mishel do te vinte sërish në Maqedoni, ndonëse aktualisht nuk ka ndonjë plan në këtë drejtim.
Te gjitha shtetet anëtare të BE flasin në mënyrë aktive me Bullgarinë, megjithatë i ngelet vetë Maqedonisë se Veriut që ta zgjidh këtë çështje dhe të ndërmerr hapat e rëndësishëm, u theksua në brifingun e zyrtarëve europianë, por të cilët shtojnë se BE nuk do të përzihet në çështje kombëtare. Nëse dikush bllokon duhet te ofroje edhe zgjidhje, u tha nga përfaqësues të lartë të institucioneve te Bashkimit Europian.
“Pasi të kalohen sfidat jam i sigurt se Maqedonia do të bashkëpunojë ngushtë me Bullgarinë dhe do te harrohen këto çështje” u shpreh një zyrtar në brifing me gazetarë.
“Përndryshe sot në Bruksel ka vijuar skriningu shpjegues për klasterin 4, kapituj 21 dhe 15. Almedina Ismajli, TV21 – Bruksel”
