“Nëse bie, mund të thyejë dorën ose këmbën”, Zaev bën shaka rreth Ligjit për Korridorin 8 dhe 10

TË FUNDIT

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese do ta respektojmë, por nuk shoh asgjë kundërligjore, deklaroi kryeministri Zoran Zaev rreth Ligjit për autostradat e korridoreve 8 dhe 10, edhe pse Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, e dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkoi masë të përkohshme për ndërprerje të zbatimit të tij.

“-Kryeministër, çka nëse para Gjykatës Kushtetuese bie Ligji për korridorin 8 dhe 10?
-Nëse bie, do të thyejë dorë, apo këmbë… Nëse bie, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar, atëherë do të shkojmë sërish me procedura që do të thotë se ka dy alternativa: njëra është ajo tradicionale që e ka shteti, që nënkupton se sërish duhet projektuar 3, 4 apo 5 vite, e pastaj do të ketë zgjedhje të kontraktuesve, mbikëqyrje etj…”, tha Zaevi./TV21