Nëpër rrugë mesjetare deri te shtëpitë e fundjavës / Komuna premton mbushjen e gropave para dimrit

TË FUNDIT

“Kjo është njëra nga rrugët e vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit. Pavarësisht se në kohën e dimrit në këtë lagje vijë mijëra turistë, infrastruktura vazhdon të jetë e shkatërruar”, raporton Senat Zylbehari, gazetar TV21.

Nga Komuna e Tetovës pranojnë se nuk kanë asnjë projekt, e i cili do të kushtonte shumë, andaj po shikojnë mundësinë që infrastrukturën ta rregullojnë bashkë me pronarët e shtëpizave.

“Realisht aty na paraqitet edhe problem me ujërat atmosferik që e bëjnë problemin kryesor. Kemi qenë në bisedim edhe dhe pronarët e vikend shtëpizave që ata kanë paraqitur bashkëpunim me komunën e Tetovës që të gjendet një gjuhë e përbashkët dhe të jetë investim i përbashkët, ka pasur disa takime por konkretisht nuk kemi ndonjë rezultat”, tha Memet Jonuzi, Sektori për Rrugë i Komunës së Tetovës.

Nga komuna e pranojnë se është obligimi i tyre që sanojnë rrugët, andaj premtojnë se para fillimit të sezonit do të mbushin gropat.

“Ne kemi një kontratë në fuqi për mbulimin e gropave apo asfaltimin e rrugëve në Tetovë dhe rrethinë, do shohim me mjete sa kemi për të mbuluar dhe do të shohim me mjetet tjera të ndërhyjmë që para fillimit të sezonit të ndërhymë”, shtoi Jonuzi.

Kodra e Diellit është një nga atraksionet turistike më të vizituara gjatë dimrit, por edhe përkundër numrit të madh të turistëve, infrastruktura vazhdon të jetë e shkatërruar.