Presidenti rus Vlladimir Putin dhe liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët për armëpushim në Nagorno-Karabah, ndërsa Putini i potencoi dispozitat e marrëveshjes dhe në çka janë obliguar palët në konflikt.
Marrëveshja e nënshkruar përmban 11 pika, ndërsa e para është se dokumenti hynë në fuqi sot, në mesnatë sipas kohës moskovite.
Azerbajxhani dhe Armenia do të mbeten në pozitat momentale dhe do të këmbejnë të burgosur të luftës.
Në Karabah, përgjatë kontakt-linjës dhe korridorit, që i lidh Armeninë dhe Karabahun, do të sistemohen paqesorë rusë, gjithsej 1.960 persona, me armatim të lehtë, 90 transporterë blindues dhe 380 automjete tjera dhe pajisje e specializuar, është një nga pikat e marrëveshjes.
Për garantimin e zbatimit efikas të marrëveshjes, paqesorët do të formojnë qendër për mbikëqyrjen nëse respektohet armëpushimi.
Po ashtu, Armenia do t’ia kthejë rajonin Kelbaxhar Azerbajxhanit deri më 15 nëntor, ndërsa Laçinin deri më 1 dhjetor, ndërsa korridori i Laçinit, i gjerë pesë kilometra, do të mbetet në pronë të Armenisë, me qëllim që të mundësohet lidhje mes Armenisë dhe Nagorno-Karabahut.
Përveç kësaj, Armenia deri më 20 nëntor do të duhet t’ia dorëzojë Azerbajxhanit rajonin Adamski dhe një pjesë nga rajoni Gazahski.
Sipas pikës 10, refugjatët do të kthehen në shtëpitë e tyre në Nagorno-Karabah, që do të kontrollohet nga një përfaqësues i lartë i KB-së për refugjatë.
Të gjtiha lidhjet ekonomike dhe të komunikacionit në rajon do të zhbllokohen.
Putini ka shfaqur shpresë se marrëveshja e arritur do të krijojë kushte për zgjidhje afatgjate të krizës në Nagorno-Karabah në interes të të dy popujve.
