Nënshkruhet marrëveshja e koncesionit, “Prespafish” do të menaxhojë me Liqenin e Prespës

TË FUNDIT

Në qytetin e Prespës, ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, ka dorëzuar kontratën koncesionarit të ri të “Prespafish”, për peshkim tregtar në zonën e peshkimit, si dhe për organizimin e peshkimit rekreativ në zonën rekreative. Kompania “PrespaFish ” përbëhet nga 22 peshkatarë nga rajoni.

Kështu, do të mundësohet mbrojtja e rezervave të peshkut, si dhe shfrytëzimi ekonomik në mënyrë të qëndrueshme, tha ministri.

Koncesionari do të duhet të punojë në bazë dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Peshkim dhe Akuakulturë. Drejtuesi i “Prespafish” tha se është i lumtur që më në fund liqeni i Prespës po kthehet në duar të peshkatarëve, të cilët më  së miri ia dinë vlerën.

Kreu i komunës së Resnjës Zhivko Gosharevski tha se e gjithë procedura ka qenë transparente dhe se koncesionari i ka përmbushur të gjitha kushtet për nënshkrimin e marrëveshjes. 

“Jam veçanërisht i lumtur që gjatë procedurës u morën parasysh vërejtjet e Komunës së Resnjës në lidhje me zonat e mbrojtura, të rregulluara ndërmjet koncesionarit dhe Komunës së Resnjës. Shpresoj që së shpejti të sillet edhe plani për menaxhimin e liqenit të Prespës, ku si vetëqeverisje lokale, edhe ne edhe kocensionari do të kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Liqeni i Prespës ishte dhe mbetet një prioritet i madh për ne.” –  tha Zhivko Gosharevski, Kryetar i Resnjës.

Si koncesionar për peshkimin komercial dhe rekreativ, “Prespafish” do të jetë i obliguar të organizojë shërbim roje peshku, përmes mbajtësve të licencuar të rojeve të peshkut, kurse si obligim në pjesën e peshkimit rekreativ, do të duhet të kujdeset edhe për rinovimin e fondit të peshkut rregullisht në këto ujëra peshkues.
Ndryshe liqeni i Prespës paraqet habitat të rëndësishëm ujor dhe është shpallur monument natyre.