Nënshkrime të të vdekurve në projektet kulturore! Ministrja e Kulturës tregon se shumica e aplikimeve janë me lëshime

TË FUNDIT

Në emër të personave të vdekur është aplikuar për projekte kulturore, zbuloi sot Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinova. Në mbi 3700 projektet e paraqitura në mënyrë elektronike, 2/3-tat kanë pasur lëshime teknike.

“Kërkesa duke mos pasur parasysh shumat e larta, deri te aplikimi me projekte të vjetra të realizuara apo të mbështetura nga Ministria e Kulturës, i njëjti autor ka aplikuar në më shumë role dhe projekte pavarësisht deklarimit se ka aplikuar për një projekt. Aplikime nga persona që nuk janë shtetas tanë deri në nënshkrimin e personave të vdekur ose personave që nuk e dinin se janë propozuar në një projekt të caktuar”, tha Kostadinova.

Komisionet që kanë shqyrtuar projektet paralajmërojnë sanksione dhe llogaridhënie për deklaratat e rreme, tregoi Kostadinova.

“Me keqardhje, ka aplikime që nuk plotësojnë as titullin e konkursit. Por shembujt e mirë dhe të këqij i marrim si përvojë për të përmirësuar konkurset vjetore”, shton Kostadinova.

Ministrja tregoi se prioritet në përzgjedhje do të kenë projektet e të rinjve, ato për persona me nevoja të veçanta, persona që nuk kanë kandiduar më parë si dhe ata që përfshijnë mulitkulturën dhe çështjet gjinore. Buxheti për Projektet me Interes Nacional këtë vit është 1 miliard e 53 milion denarë, 66 milionë më shumë se vitin e kaluar.