Nënkryetari i Kuvendit: Të nderuar që Ramazanin e nisim në kohë tundimi nga pandemia

TË FUNDIT

Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zeqir Ramçilloviç përmes profilit të tij në Facebook ka përcjellë urimet për fillimin e muajit të Ramazanit, të cilin po e presim në momente kur bota po përballet me pandeminë e koronavirusit.

“Allahu ai na nderoi të presim Ramazanin me të gjitha të mirat e tij që t’i përkushtohemi vlerave të vërteta dhe që të bëhemi njerëz më të mirë, por ai gjithashtu na nderoi me tundimin të fillojmë Ramazanin në momente kur mbretëron pandemia globale e koronavirusit në të gjithë botën. Masat për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve kanë rezultuar me mbylljen e xhamive, por kjo nuk e ndalon askënd që të lutet në shtëpinë e vet dhe me familjen e vet. Lë të pushtojë dhe përmbushë shpirtrat tanë Ramazani, dhe kjo është mënyra më e mirë për të kapërcyer këtë tundim, për të ruajtur veten dhe familjet tona, dhe në këtë mënyrë duke ruajtur shëndetin publik. I lutem Allahut dhe ju uroj ditë të lumtura dhe të bekuara të Ramazanit, t’i kaloni ato në shëndet të mirë, ibadet të vërtetë, në paqe dhe bereqet, respekt të ndërsjellë dhe rehati. Allahu na e bëftë kabull agjërimin, dhe na i pranoftë lutjet për shëndet, fat dhe mirësi për të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe gjithë botës” ka shkruar Ramçilloviq.

Poštovani građani, dragi prijatelji, cijenjeni vjernici pred nama je mjesec milosti i oprosta Ramazan. Allah dž.š. nas…

Gepostet von Zećir Ramčilović am Donnerstag, 23. April 2020