Delegacionin e Kuvendit me rastin e shënimit të festës kombëtare – 2 Gushti – Dita e Republikës, në Meçkin Kamen në Krushevë do ta udhëheq nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski, kumtoi sot pres shërbimi i Kuvendit.
“Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është në gjendje të mirë shëndetësore, por me rekomandim të mjekëve, i nevojitet pushim shtesë dhe qetësi”, shtojnë nga pres shërbimi i Kuvendit.
Xhaferi më 24 korrik u hospitalizua në Klinikën infektive me simptome të koronavirusit, edhe pse testimet për Kovid-19 rezultuan negative.