Së paku dy metra distancë mes veglave, por edhe mes personave, të cilët janë pjesë e stërvitjeve grupore, numër i kufizuar i vizitorëve, regjistrim i detyrueshëm para hyrjes, antiseptikë, mbajtje e detyrueshme e maskave mbrojtëse për të punësuarit, janë disa nga udhëzimet dhe rregullat nën të cilat sot fillojnë me punë palestrat në Greqi, pas një pauze tremujore.
Numri i lejuar i personave është në varshmëri me madhësinë e palestrës, por nuk guxon të jetë mbi 50 për qind e kapacitetit.
Kufizime ka edhe për zhveshtoret, deri aktër persona në 20 metra katrorë, ndërsa për çdo dhjetë metra katrorë nga një person dhe përdorim i obligueshëm i maskës.
Maska mbrojtëse është e detyrueshme për të gjithë të punësuarit./MIA
